Transmetuar më 19-07-2026, 13:02

SPANJË – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë veriun e Madridit, duke djegur mbi 120 mijë hektarë tokë dhe detyruar qindra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Flakët janë përhapur në rajonin e Guadalajarës dhe në parkun natyror Sierra Norte, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për vënien e tyre nën kontroll.

Sipas autoriteteve lokale, deri më tani nuk janë raportuar viktima, por situata mbetet kritike për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencës (UME), të mbështetur nga 25 mjete ajrore, në përpjekje për të frenuar avancimin e zjarrit.

Ndërkohë, një tjetër zjarr i madh që shpërtheu pranë Zaragozës në verilindje të vendit vijon të jetë aktiv, duke djegur afro 160 mijë hektarë tokë, sipas autoriteteve rajonale.

Spanja po përballet me një sezon tepër të rëndë zjarresh. Vetëm pak ditë më parë, një zjarr në Andaluzi shkaktoi 13 viktima dhe shkatërroi rreth 70 mijë hektarë. Temperaturat e larta dhe valët e gjata të të nxehtit kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, gjatë vitit 2025 në Spanjë u dogjën mbi 3.9 milionë hektarë tokë, ndërsa që nga fillimi i vitit 2026 janë shkatërruar rreth 820 mijë hektarë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit