Transmetuar më 19-07-2026, 12:40

Makina del nga rruga në rrugën e Kombiy, gjashtë persona janë plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut, ku një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave, një prej të cilëve më gjendje kritike.

Burime policore thanë për noa.al se ngjarja ndodhi në aksin Milot–Morinë, sot rreth orës 11:20, në Rrugën e Kombit, në kilometrin 14, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 6 shtetas, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Katër prej tyre ndodhen në Spitalin e Rrëshenit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak nga mjekët, njëri prej të dëmtuarve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit