

Dalín emrat e të arrestuarve në Kavajë, dyshohet se mbajtën të mbyllur punonjësit e Tatimeve në resortin Prestige në Golem
Janë zbardhur emrat e pesë personave të arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se mbajtën të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda ambienteve të resortit Prestige në Golem.
Të arrestuarit janë administratori i resortit, Saimir Ndreca, 34 vjeç, shefi i financës, Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shefi i sigurisë, Artan Kasa, 56 vjeç, si dhe dy punonjësit e sigurisë, Hamid Sula, 64 vjeç dhe Bujar Agolli, 57 vjeç.
Arrestimi i tyre u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2026, brenda ambienteve të resortit Prestige në Golem, ku punonjësit e Tatimeve ndodheshin duke ushtruar detyrën.
Pesë të arrestuarit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë penguar punonjësit e Task Forcës dhe i kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme në ambientet e resortit.
Ata akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






