Transmetuar më 19-07-2026, 12:30

Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në rajonin e Ballkanit gjatë muajit qershor, sipas një përmbledhjeje të publikuar nga Kos Data.

Sipas të dhënave të raportuara, inflacioni në Kosovë ka arritur në 6.0 për qind, duke e renditur vendin të parin në rajon për rritjen e çmimeve të konsumit.

Pas Kosovës renditen Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina, me një normë inflacioni prej 5.6 për qind, ndërsa Kroacia ka shënuar 4.5 për qind dhe Greqia 4.4 për qind.

Në pjesën tjetër të rajonit, Mali i Zi ka regjistruar inflacion prej 3.6 për qind, Maqedonia e Veriut 3.4 për qind, ndërsa Shqipëria 3.2 për qind. Normën më të ulët të inflacionit në Ballkan gjatë kësaj periudhe e ka pasur Serbia, me 2.7 për qind

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit