Transmetuar më 19-07-2026, 11:29

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë gjahu.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit.

"Artur Çupi ka plagosur aksidentalisht Naxhi Bicin i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thanë për noa.al burime policore.

Autori dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka menduar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat.

Pas të shtënës, ai ka konstatuar se kishte plagosur një person. I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse për të përcaktuar dinamikën e saktë të incidentit dhe përgjegjësitë ligjore të personit të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit