Transmetuar më 19-07-2026, 11:30

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal të bashkisë Bulqizë, pasi u qëllua me armë gjahu tip çifte.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, në një zonë bujqësore të fshatit.

"Artur Çupi ka plagosur aksidentalisht Naxhi Bicin i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thanë për noa.al burime policore.

Sipas të dhënave paraprake, autori ka përdorur armën e gjahut pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra, të cilat po i dëmtonin të mbjellat.

Pas të shtënave, ai ka konstatuar se nuk kishte qëlluar kafshë, por kishte plagosur një person.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia po verifikon dëshmitë dhe provat e mbledhura për të sqaruar dinamikën e incidentit, ndërsa ndaj autorit pritet të merren masat procedurale në varësi të rezultateve të hetimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit