

Rusia ka ndërmarrë një ofensivë masive ajrore ndaj Ukrainës, duke e cilësuar Kievi si sulmin më të madh me raketa balistike që nga nisja e pushtimit në vitin 2022.
Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë sulmit janë lëshuar mbi 40 raketa balistike dhe rreth 120 dronë, me shumicën e goditjeve të përqendruara në kryeqytetin ukrainas.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Ukrainës, Andriy Sibikha, deklaroi se intensiteti i sulmit përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit dhe kërkoi një reagim më të fortë ndërkombëtar ndaj Moskës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi i natës ishte ndër goditjet më të mëdha raketore ndaj Kievit që nga fillimi i luftës. Ai u bëri thirrje aleatëve të përshpejtojnë furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe antibalistike.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, mbrojtja ajrore arriti të rrëzojë një pjesë të konsiderueshme të raketave dhe dronëve, por disa prej tyre goditën objektiva në zona të ndryshme. Autoritetet ukrainase raportuan se sulmet prekën rreth 20 zona, kryesisht në Kiev.
Nga bombardimet në kryeqytet raportohet për të paktën 1 viktimë dhe 16 persona të plagosur. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi për zjarre dhe dëmtime në ndërtesa banimi, një konvikt, një supermarket dhe objekte të tjera.
Zelensky deklaroi se vetëm gjatë javës së fundit Rusia ka përdorur qindra raketa dhe mijëra mjete sulmuese ajrore kundër Ukrainës, duke kërkuar nga partnerët perëndimorë më shumë mbështetje ushtarake për mbrojtjen e vendit.
Russia carried out one of its largest ballistic missile attacks on Kyiv 40+ missiles of various types, most aimed at the capital, plus 120 attack drones – Zelensky
✅ 120 UAVs and 40 ballistic missiles to rock the world’s most defended capital backed by NATO’s best equipment,… pic.twitter.com/1zwLwes3zp
— Alpha Defense™🇮🇳 (@alpha_defense) July 19, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






