Transmetuar më 19-07-2026, 08:38

SHBA – Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani, në një sulm me raketa dhe dron. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të ndërmarrë operacione ushtarake kundër objektivave iraniane, si përgjigje ndaj sulmit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, goditjet janë përqendruar kryesisht në infrastrukturën ushtarake në jug të Iranit, pranë Ngushticës së Hormuzit. Operacionet kanë vijuar prej disa ditësh, ndërsa situata në rajon mbetet tepër e tensionuar.

Trump reagoi me tone të ashpra, duke paralajmëruar Teheranin se çdo sulm ndaj interesave amerikane do të përballet me një përgjigje të fortë.

Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim global për sigurinë e qytetarëve amerikanë, me fokus të veçantë në Lindjen e Mesme. Autoritetet u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.

Sipas njoftimit zyrtar, ambasadat, konsullatat dhe interesat amerikane jashtë territorit të SHBA-së mund të përballen me kërcënime nga grupe të lidhura me Iranin.

Sulmi në Jordani, që shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve amerikanë, la gjithashtu një tjetër ushtarak të zhdukur në veprim. Katër ushtarë të tjerë u transportuan në spital për trajtim mjekësor dhe më pas u liruan, ndërsa disa të plagosur lehtë janë rikthyer në detyrë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit