Transmetuar më 19-07-2026, 07:24

VLORË – Qyteti i Vlorës i jep sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare si pasojë e një aksidenti.

Ceremonia e homazheve do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në 14:00 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do të kenë mundësinë të nderojnë figurën e gazetarit.

Pas përfundimit të homazheve, në orën 14:00, Enrik Mehmeti do të përcillet për në banesën e fundit.

Gazetari humbi jetën mbrëmjen e së premtes në zonën e Dajlanit, pranë Porto Novës në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ai dyshohet se humbi kontrollin e motomjetit me katër rrota që drejtonte, i cili u përmbys në një zonë bregdetare jashtë aksit rrugor.

Si pasojë e aksidentit, Mehmeti pësoi dëmtime të rënda. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit