Transmetuar më 18-07-2026, 23:44

SHBA – Anglia po zhvillon një ndeshje spektakolare ndaj Francës në sfidën për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026. “Tre Luanët” kanë thelluar avantazhin në 0-3, duke dominuar plotësisht ekipin e Didier Deschamps.

Pas golit të shpejtë të Declan Rice në minutën e 3-të dhe rrjetës së Ezri Konsa në të 19-ën, ishte Bukayo Saka ai që realizoi edhe golin e tretë në minutën e 37-të, duke i dhënë një goditje të rëndë “Gjelave” para pushimit.

Sipas statistikave të ndeshjes, goli i Sakas përkon edhe me golin e 300-të të shënuar në historinë e Kupës së Botës 2026, duke e bërë momentin edhe më të veçantë për Anglinë.

Franca, që në këtë sfidë po i jep lamtumirën trajnerit Didier Deschamps, nuk ka arritur të reagojë, pavarësisht pranisë në fushë të emrave si Kylian Mbappé, Michael Olise dhe Rayan Cherki.

Rezultati LIVE

Francë 0-3 Angli

Golat:

⚽ Declan Rice 3′ ⚽ Ezri Konsa 19′ ⚽ Bukayo Saka 37′ Formacionet zyrtare

Franca: Maignan, Konaté, Lacroix, Gusto, Theo Hernandez, Rabiot, Zaïre-Emery, Cherki, Doué, Olise, Mbappé. Trajner: Didier Deschamps

Anglia: Henderson, Konsa, Guéhi, Quansah, Spence, Rice, Rogers, Eze, Saka, Rashford, Toney. Trajner: Thomas Tuchel.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit