Transmetuar më 18-07-2026, 23:27

TIRANË – Ka përfunduar mbrëmjen e së shtunës protesta e 49-të radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin e vendit.

Gjatë tubimit, dhjetëra qytetarë morën fjalën për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, ndërsa përsëritën kërkesat e artikuluara që prej nisjes së protestave.

Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, protestuesit marshuan dhe u mblodhën përpara Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje si: “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Ju erdhi fundi” dhe slogane të tjera kundër qeverisë.

Sipas organizatorëve, në protestë morën pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profileve të ndryshme, mes tyre të rinj, studentë, pensionistë, aktivistë dhe profesionistë.

Në përfundim të tubimit, organizatorët njoftuan vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke e mbyllur manifestimin me mesazhin: “Nesër më shumë.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit