Transmetuar më 18-07-2026, 21:14

Dy turistë gjermanë kanë kërkuar ndihmë pasi kanë mbetur të bllokuar në zonën e malit të Çikës, pranë majës së Qorres. Pas sinjalit SOS, autoritetet kanë nisur menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi.

Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë hasur vështirësi gjatë ngjitjes në terrenin malor, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre mund të ketë pësuar probleme shëndetësore ose të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes.

Në drejtim të zonës janë nisur forcat speciale “Delta Force”, efektivë të Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe një infermier, të cilët po përpiqen të arrijnë te vendndodhja e turistëve.

Terreni i vështirë malor ka bërë që ndërhyrja të kërkojë kohë dhe përgatitje të veçantë. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen shëndetësore të dy turistëve.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa priten të dhëna të reja nga grupet në terren për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre nga zona.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit