

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i është bashkuar protestuesve në ditën e 49-të të tubimit, duke marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë.
Koçeku është parë në shesh e shoqëruar nga disa persona, ndërsa ka ndjekur fjalimet e qytetarëve që kanë dalë në protestë me kërkesa për ndryshime politike.
Përpara pjesëmarrjes në tubim, deputetja kishte bërë të ditur përmes një videoje në rrjetet sociale se do të ishte pjesë e protestës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe të rinjve që kanë protestuar gjatë javëve të fundit.
“Do t’i bashkohem protestës, e cila sot është në ditën e 49-të të saj. Është shumë frymëzuese dhe e bukur rezistenca e qytetarëve dhe e rinisë që kanë treguar gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe duket se nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, është shprehur ajo.
Marjana Koçeku u largua rreth një muaj më parë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke nisur kritika ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas largimit nga grupi socialist, ajo vijon aktivitetin e saj si deputete e pavarur dhe është pozicionuar ndër zërat që kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






