

Kristjan Asllani do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për fazën përgatitore në Gjermani, por e ardhmja e mesfushorit shqiptar duket se mbetet jashtë klubit zikaltër.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka vendosur që të mos e bllokojë largimin e Asllanit, nëse mbërrin një ofertë që konsiderohet e përshtatshme nga drejtuesit e klubit.
Deri më tani, asnjë nga propozimet e paraqitura nuk ka bindur Interin, ndaj mesfushori i Kombëtares shqiptare do të vijojë përgatitjet me ekipin, në pritje të zhvillimeve të reja në merkato.
Klubi italian ka vendosur një vlerë rreth 10 milionë euro për kartonin e tij dhe është i hapur edhe për një formulë huazimi me të drejtë blerjeje.
Interesimi për Asllanin ka ardhur nga disa klube, veçanërisht nga kampionati italian, ndërsa nuk përjashtohet edhe një aventurë e re jashtë Serie A.
Mesfushori shqiptar nuk ishte pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Cristian Chivu gjatë sezonit të fundit. Ai fillimisht u aktivizua te Torino dhe më pas te Besiktas, ku kërkoi më shumë hapësira për të luajtur.
Tashmë Interi pret ofertën e duhur për të vendosur përfundimisht të ardhmen e lojtarit që konsiderohet një nga figurat kryesore të Kombëtares shqiptare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






