

Një qytetare e moshuar ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj institucioneve të drejtësisë dhe policisë gjatë protestës, duke treguar për vështirësitë personale me të cilat përballet.
Gjatë tubimit, ajo deklaroi se ka pasur probleme të vazhdueshme me institucionet, duke pretenduar se i është vjedhur banesa dhe se aktualisht djali i saj ndodhet në burg.
“Jam një e moshuar që kam probleme me drejtësinë dhe policinë. Më kanë vjedhur shtëpinë, dikur ma morën dhe sot djalin e kam në burg”, u shpreh ajo.
Sipas saj, djali ndodhet në burgun e Drenovës në Korçë, ndërsa ajo ka ngritur shqetësimin se mosha dhe gjendja e saj shëndetësore e bëjnë të vështirë ndjekjen e çështjes.
“Ma kanë çuar djalin në Drenovë të Korçës. A mund ta ndjek unë në këtë moshë deri atje? Nuk mundem të tërhiqem zvarrë”, tha e moshuara.
Deklaratat e saj u bënë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kanë ngritur shqetësime të ndryshme ndaj institucioneve dhe kanë kërkuar ndryshime politike e sociale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






