Transmetuar më 18-07-2026, 20:47

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalimet e radhës në kuadër të protestës së 49-të.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar slogane si “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Tubimi i sotëm shënon ditën e 49-të të protestave, të cilat nisën si reagim ndaj situatës së krijuar në Zvërnec dhe më pas u zgjeruan me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime ligjore e kushtetuese.

Protesta ka tërhequr vëmendje edhe përtej kufijve të Shqipërisë, me raportime nga disa media ndërkombëtare dhe reagime nga figura politike europiane.

Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa autoritetet kanë monitoruar zhvillimin e tubimeve dhe lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit