

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental brenda një banese.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Bilisht, kishte shkuar për vizitë te motra e tij kur ka pësuar aksidentin. Dyshohet se ai ka rrëshqitur në ambientet e tualetit dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda, kryesisht në kokë.
62-vjeçari është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






