Transmetuar më 18-07-2026, 18:18

Tiranë – Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, duke zhvilluar protestën e 49-të radhazi, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të paraqiten kërkesat e tyre.

Protesta nisi javë më parë si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, por me kalimin e kohës është zgjeruar në një platformë me kërkesa politike dhe institucionale. Organizatorët thonë se në tubime kanë marrë pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme.

Gjatë marshimeve, pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa kanë brohoritur slogane që kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshime politike.

Protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore:

Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. Ndryshime kushtetuese dhe ligjore, përfshirë reformimin e Kodit Zgjedhor, rregullave për financimin e partive politike dhe vendosjen e kufirit prej dy mandatesh për postin e kryeministrit. Shfuqizimin e disa ndryshimeve ligjore, mes tyre ato për zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe kuadrin ligjor për investimet strategjike. Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes një procesi konsultimi me ekspertë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit