

Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin nacional Pogradec-Korçë, në zonën e Qafë-Plloçës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për shkak të goditjes së fortë, kanë pësuar dëmtime drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe një fëmijë që udhëtonte me të.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave të para, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






