

Qafë Thanë – Kalimi në pikën kufitare të Qafë Thanës është kthyer në një sfidë për udhëtarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë pritje të gjata, me qytetarët që raportojnë vonesa deri në tre orë për të kaluar kufirin.
Pavarësisht njoftimeve të mëparshme nga ministritë e Brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një marrëveshje të re që do të lehtësonte procedurat dhe do të shkurtonte kohën e pritjes, zbatimi i sistemit të ri ende nuk ka nisur.
Si pasojë, udhëtarët vijojnë të përballen me radhë të gjata, duke qëndruar për orë të tëra në temperatura të larta. Situata është veçanërisht e vështirë gjatë sezonit turistik, kur numri i lëvizjeve në këtë pikë kufitare rritet ndjeshëm.
Qytetarët kërkojnë masa konkrete për përshpejtimin e procedurave dhe një menaxhim më efikas të fluksit, në mënyrë që pritjet e gjata në kufi të shmangen.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






