Transmetuar më 18-07-2026, 12:27

ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall fajtor për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim qëndrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas prokurorisë, në maj të vitit 2022, Hani aplikoi për leje qëndrimi duke paraqitur një certifikatë martese të rreme, e cila pretendonte se ishte martuar me një shtetase rumune në Qipro në vitin 2019. Mashtrimi doli në dritë pas verifikimeve me autoritetet qipriote, të cilat konfirmuan se numri i certifikatës nuk përputhej me asnjë regjistrim zyrtar.

Mediat e huaja raportojnë se, i riu shqiptar u arrestua në shtëpinë e tij në Liverpool qershorin e kaluar. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se nuk e njihte kurrë gruan që figuronte në dokument, duke deklaruar se e kishte blerë certifikatën për të realizuar qëllimin e tij për të qëndruar në Britani.

Mbrojtja dhe vendimi i gjykatës Avokati mbrojtës, Eiran Reilly, argumentoi se Hani kishte qenë thjesht një klient dhe jo organizator i skemës, duke shtuar se i riu kishte punuar rregullisht, paguar taksa dhe tani dëshironte të kthehej në Shqipëri sa më parë. Hani kishte arritur të siguronte punë në sektorin e dekorimit dhe menaxhimit të pasurive, duke fituar mbi 24,000 paund në vitin e fundit tatimor.

"Ju ishit blerësi i një certifikate martese të rreme. Ky ishte një planifikim i rëndësishëm nga ana juaj për të marrë leje të përhershme qëndrimi," u shpreh gjykatësi. Përveç dënimit me 14 muaj burg, gjykata ka vendosur që pas përfundimit të vuajtjes së dënimit, 30-vjeçari të deportohet drejt Shqipërisë beje lajm cfare pret

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit