Transmetuar më 18-07-2026, 11:10

Tiranë – Dëftesat për vitin shkollor 2025-2026 janë gjeneruar dhe mund të shkarkohen tashmë nga prindërit dhe nxënësit përmes portalit qeveritar e-Albania.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ka publikuar edhe udhëzimet për procedurën që duhet të ndiqet për marrjen e dokumentit elektronik.

Sipas saj, përdoruesit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre në e-Albania, të zgjedhin seksionin “Dokumentet e mia”, të kërkojnë dokumentin me emrin “Dëftesë” dhe më pas të klikojnë opsionin “Shkarko” për ta ruajtur atë në formatin PDF.

“Dëftesat për vitin shkollor 2025-2026 janë gjeneruar dhe janë të disponueshme në portalin e-Albania”, deklaroi Kumbaro.

Ndërkohë, në portal vijon edhe procesi i regjistrimeve online për nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe klasën e dhjetë. Afati për aplikimet është deri më 31 korrik.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit