

Gjermani – Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në qytetin Ebersbach, pranë kufirit me Republikën Çeke, ku janë arrestuar tre shtetas shqiptarë të dyshuar se po përgatiteshin për ngritjen e një plantacioni kanabisi.
Sipas mediave gjermane, kontrollet u kryen në një ish-ndërtesë tregtare në rrugën “Spreedorfer Strasse”, ku efektivët e policisë sekuestruan materiale dhe pajisje që dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Zëdhënësi i policisë, Stefan Heiduck, bëri të ditur se gjatë operacionit u gjetën sasi të dyshimta kimikatesh dhe pajisje të destinuara për kultivimin e kanabisit.
Të arrestuarit janë tre shtetas shqiptarë, të moshës 30, 38 dhe 49 vjeç. Sipas autoriteteve, dyshohet se ata po përgatitnin ambientin për funksionimin e një plantacioni marijuane.
Operacioni nisi gjatë mesnatës dhe vijon ende, ndërsa në ndihmë të policisë janë angazhuar edhe shërbimet zjarrfikëse dhe Agjencia Federale për Ndihmë Teknike.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të arrestuar dhe për të përcaktuar përmasat e aktivitetit të dyshuar kriminal.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






