Transmetuar më 18-07-2026, 08:59

Prishtinë, 18 korrik 2026 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se i ka dërguar një letër zyrtare Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar reagim ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca u shpreh se deklarata e Paunoviçit, e cila ka thënë se në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë gjatë vitit 1998, nuk mund të konsiderohet një gafë apo deklaratë e rastësishme.

Sipas tij, një reagim i qartë dhe i vendosur nga Bashkimi Evropian është i domosdoshëm për të riafirmuar angazhimin e unionit në parandalimin e krimeve të rënda dhe mbrojtjen e vlerave demokratike në rajon.

"I kam shkruar Përfaqësueses së Lartë Kaja Kallas lidhur me deklaratat e fundit të një ministri të qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik. Mbrojtja e vlerave evropiane kërkon një përgjigje të qartë dhe parimore sa herë që shfaqet retorikë që glorifikon krimet e luftës ose spastrimin etnik", ka shkruar Konjufca në platformën X.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit