

Korçë/ 37-vjeçari plagos me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, kapet pas arratisjes
Një 18-vjeçar është plagosur në kokë me mjet prerës mbrëmjen e sotme në Korçë, pas një konflikti me njerkun e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55. I riu me inicialet A. S. është paraqitur i dëmtuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, ai është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin Niko Baka, 37 vjeç.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i konfliktit, por është lokalizuar dhe kapur në një kohë të shkurtër nga shërbimet e Policisë.
37-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






