

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, gjatë protestës së 48-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas raportimeve, pak para nisjes zyrtare të tubimit, një qytetar pjesëmarrës në protestë ka protestuar pranë automjetit të kryeministrit, ndërsa ky i fundit pritej të largohej nga godina e Kryeministrisë.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur qytetari ndalohet nga efektivët e policisë. Disa protestues të pranishëm kanë pretenduar se ai është shoqëruar me forcë drejt automjetit të policisë.
Pak minuta më vonë, eskorta e kryeministrit Edi Rama është larguar nga Kryeministria në drejtim të bulevardit, ndërsa pranë godinës vijonte tubimi i protestuesve.
Policia nuk ka dhënë deri në këto momente detaje zyrtare lidhur me arsyen e ndalimit të qytetarit dhe rrethanat e incidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






