Transmetuar më 17-07-2026, 20:58

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të premte në sheshin “Skënderbej”, për të zhvilluar protestën e 48-të radhazi, e cila do të vijojë me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe për ndryshim politik.

Sipas organizatorëve, protesta, e cila nisi si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje me kërkesa më të gjera politike dhe institucionale.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, si dhe ndryshime kushtetuese që, sipas tyre, do të garantonin barazi para ligjit dhe reforma në sistemin zgjedhor.

Në listën e kërkesave përfshihen gjithashtu shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe kuadrin ligjor për investimet strategjike.

Organizatorët kërkojnë gjithashtu hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes një procesi konsultimi me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë.

Gjatë protestës janë dëgjuar slogane dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa deri në këto momente tubimi është zhvilluar pa raportime për incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit