

Një person ka humbur jetën, ndërsa një efektiv policie dhe autori i dyshuar kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në qytetin Norresundby, në veri të Danimarkës.
Sipas policisë daneze, ngjarja nisi pasi patrullat iu përgjigjën një njoftimi për një ndërtesë të përfshirë nga flakët në një zonë industriale. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët u qëlluan me armë zjarri nga një person i armatosur.
Policia iu kundërpërgjigj zjarrit, duke plagosur rëndë autorin e dyshuar, i cili u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos gjithashtu një efektiv policie, gjendja e të cilit raportohet e qëndrueshme.
Autoritetet konfirmuan se një civil, i cili ndodhej në vendngjarje, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia daneze ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe motivet që çuan në sulmin me armë ndaj efektivëve.
One civilian killed, police officer and suspect wounded in Aalborg (Denmark) shooting
A civilian was killed and both a police officer and the suspected gunman were wounded in a shooting in the Virkelyst area of Nørresundby, Aalborg, on Friday afternoon.
Police were initially… pic.twitter.com/mqRUQbPcWW
— Orla Joelsen (@OJoelsen) July 17, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






