Transmetuar më 17-07-2026, 18:31

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Mifolit, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me barishte dhe pemë, duke u përhapur me shpejtësi në terren.

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar. Ekipet në terren po vijojnë punën për eliminimin e vatrës së zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e nisjes së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit