

Xi Jinping-u takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten pasdite në Shangai me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimin e Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së.
Gjatë takimit, Xi u shpreh se ky vit shënon 55-vjetorin e rikthimit të vendit të ligjshëm të Republikës Popullore të Kinës në OKB. Gjatë këtyre 55 vjetëve, Kina ka qenë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese për zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar, duke mbështetur me vendosmëri OKB-në.
Xi Jinping theksoi më tej që, në situatën e tanishme ndërkombëtare në ndryshim dhe me trazira në rritje, duhet të zbatohet më tej mulilateralizmi i vërtetë dhe të ringjallen statusi e roli i OKB-së. Së pari, duhet t’i përmbahemi drejtësisë dhe sovraniteti, tërësia territoriale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të çdo vendi duhet të respektohen. Së dyti, duhet të respektohet Karta e OKB-së dhe të mbrohen sistemi e rregullat ndërkombëtare të vendosura pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Së treti, mbi 190 vendet e botës duhet të bashkohen për të përballuar së bashku sfidat globale.
Vendet e mëdha duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi, tha Xi, duke shtuar që Kina ndërmerr gjithmonë veprime konkrete për të nxitur aktivisht eksplorimin e mënyrës së duhur që vendet e ndryshme të bashkëjetojnë në epokën e re, duke i sjellë botës më shumë faktorë të qëndrueshëm e të sigurt.
Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres u shpreh nga ana e tij që Kina ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri multilateralizmin e kauzën e OKB-së dhe ka nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, duke dhënë një shembull për botën.
OKB-ja do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Kinën, të kundërshtojë unilateralizmin, proteksionizmin e hegjemonizmin, të mbrojë Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, të çojë përpara procesin e një bote shumëpolare dhe të mbrojë interesat e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






