Transmetuar më 17-07-2026, 15:35

Një konflikt i ndodhur në një lokal në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa në pranga është vënë edhe i dëmtuari, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Sipas Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se një 59-vjeçar ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, u organizuan veprimet hetimore që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Luigj Gurakuqi", ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 43-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin R. B., 59 vjeç.

Policia bëri të ditur se në flagrancë është arrestuar edhe 59-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi, sipas autoriteteve, ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestrua edhe mjeti prerës, thikë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.

Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.

Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.

I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Kush janë personat e përfshirë

Dy personat që përfunduan në pranga pas konfliktit me thikë në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan janë Mirjan Asllani, 43 vjeç, dhe Roland Beqiri, 59 vjeç, të dy banues në këtë qytet.

Sipas policisë, Asllani dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal ka goditur me thikë 59-vjeçarin, duke e plagosur në trup. Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi, por u identifikua dhe u arrestua nga shërbimet e Policisë së Elbasanit.

Ndërkohë, edhe i plagosuri Roland Beqiri u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia bëri të ditur se ai nuk ka pranuar të japë shpjegime për rrethanat e konfliktit dhe plagosjen.

Beqiri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe thika që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit