Transmetuar më 17-07-2026, 14:47

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Edmond Sulës. Sipas burimeve hetimore, dyshimet paraprake tregojnë se autori ka vepruar i vetëm dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pa përdorur automjet.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë në zonë nuk është konstatuar asnjë mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori për t’u larguar pas krimit.

Hetuesit dyshojnë se autori ka qëndruar i fshehur mes barishteve, pranë një peme, duke pritur momentin për të kryer atentatin. Pas ekzekutimit të viktimës, ai besohet se është larguar në këmbë përmes tokave bujqësore dhe më pas ka hyrë në një zonë të pyllëzuar, ku dyshohet se ka humbur gjurmët.

Sipas grupit hetimor, itinerari i ndjekur tregon se autori kishte njohuri të mira për terrenin dhe mund ta ketë studiuar paraprakisht zonën, duke zgjedhur një rrugë që shmangte mbulimin nga kamerat e sigurisë.

Ndryshe nga atentate të tjera të ngjashme, ku autorët zakonisht përdorin dhe më pas djegin automjetin e krimit, deri tani nuk është gjetur asnjë makinë e djegur apo prova që të tregojnë përdorimin e një mjeti për largimin nga vendi i ngjarjes.

Për këtë arsye, hetuesit po shqyrtojnë edhe pistën se autori mund të mos ketë qenë një vrasës me pagesë, por një person me konflikte të mëparshme me viktimën. Sipas burimeve, Edmond Sula kishte pasur disa konflikte, të cilat mbeten pjesë e hetimeve për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit