

Një 24-vjeçar nga qyteti i Fierit rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, ndërsa familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Bëhet fjalë për Hegi Gremin, i cili është larguar nga banesa me automjetin e tij dhe nuk është kthyer më. Sipas familjes, ai banon në Fier, ndërsa është me origjinë nga fshati Belinë.
Nëna e të riut shprehet se është tepër e shqetësuar, duke bërë të ditur se djali prej katër vitesh trajtohet për depresion dhe ankth. Sipas saj, ditët e fundit ai kishte ndërprerë marrjen e medikamenteve, ndërsa mungesa e kontaktit është e pazakontë dhe ka shtuar shqetësimin për gjendjen e tij.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e 24-vjeçarit, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit ose të kontaktojnë familjen për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për lokalizimin e të riut dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






