Transmetuar më 17-07-2026, 11:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përfshirjen e elementeve të muzikës tradicionale shqiptare në frymëzimin e kolonës zanore të filmit të shumëpritur “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, është njohur me iso-polifoninë shqiptare gjatë një vizite në jug të vendit, si dhe me tingujt e fyellit dyjar.

Sipas kryeministrit, këto elemente të traditës muzikore shqiptare janë bërë burim frymëzimi për muzikën e filmit të ri hollivudian, i cili pritet të jetë një nga produksionet më të mëdha kinematografike të viteve të fundit.

“Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit”, u shpreh Rama, duke vlerësuar rolin e trashëgimisë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Iso-polifonia shqiptare është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s dhe konsiderohet një nga pasuritë më të rëndësishme të traditës muzikore të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit