

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në rrugën drejt Thethit, ku një grup turistësh kanë shpëtuar pa lëndime pasi një gur i madh është shkëputur nga shpati i malit dhe ka rënë mbi automjetin e tyre.
Sipas informacioneve paraprake, guri ka goditur fillimisht pjesën e sipërme të makinës, por për shkak të përmasave dhe peshës së madhe ka depërtuar në kabinë, duke përfunduar mes sediljes së shoferit dhe pasagjerit të parë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e konsiderueshme në automjet, ndërsa fakti që personat që ndodheshin brenda tij kanë dalë pa lëndime është konsideruar një shpëtim i jashtëzakonshëm.
Turistët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën. Autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe sigurinë e aksit rrugor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






