Transmetuar më 17-07-2026, 10:47

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal të akuzuar për ekzekutimin e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Selmani nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa pas vendimit të Apelit pritet të transferohet nga masa e arrestit në shtëpi në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.

Më herët, ai ishte lënë në masën e arrestit në shtëpi për shkak të tejkalimit të afateve ligjore të qëndrimit në paraburgim.

Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në vitin 2019, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, teksa ndodhej në automjetin e tij tip “BMW X5”.

Për vrasjen e ish-policit, Prokuroria e Posaçme ka akuzuar tetë persona, mes tyre vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të cilët dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në organizimin e ngjarjes.

Në dosjen hetimore përfshihen gjithashtu Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit