Transmetuar më 17-07-2026, 10:40

Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për Mihal Velçon, oficer i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili po lëvizte me motor kur është përballur me një grup personash.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se efektivi është fyer dhe më pas kërcënuar nga disa persona, ndërsa pas një përplasjeje verbale situata ka degjeneruar në konflikt fizik.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë zbardhur, ndërsa dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një konflikt të momentit dhe jo për një sulm të organizuar ndaj punonjësit të policisë.

Pas incidentit, forca të shumta policie kanë kryer kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme në zonë. Disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar apo të identifikuar zyrtarisht si autorë të dyshuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit