

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, skuadra që do të shpallet kampione e botës do të marrë një shpërblim të veçantë në stilin e kampionateve amerikane të sportit.
FIFA ka njoftuar se fituesi i Botërorit 2026 do të pajiset me unaza ekskluzive kampionati, një traditë e njohur veçanërisht në NBA.
Në total do të prodhohen 2026 unaza, ku 30 prej tyre do t’u dhurohen lojtarëve dhe stafit të ekipit kampion, ndërsa 1996 të tjera do të dalin në shitje për tifozët në mbarë botën.
Sipas FIFA-s, kjo nismë synon të sjellë në futboll një nga traditat më të spikatura të sporteve amerikane dhe të krijojë një kujtim të veçantë për triumfin në turneun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Njëra anë e unazës do të përmbajë trofeun e Kupës së Botës FIFA, ndërsa pjesa tjetër do të personalizohet me elementë që lidhen me identitetin e skuadrës fituese.
Pas finales, kapiteni dhe trajneri i ekipit kampion do të marrin unaza simbolike, ndërsa më pas do të prodhohen versionet përfundimtare të personalizuara për të gjithë fituesit. Çdo unazë do të jetë e numëruar dhe do të shoqërohet me certifikatë autenticiteti.
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të përballë Spanjën dhe Argjentinën, me dy skuadrat që do të luftojnë për trofeun dhe për historinë e re të këtij turneu.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






