

Janë publikuar pamje të reja nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur 32-vjeçari Vildan Kepëca.
Sipas pamjeve të nxjerra nga kamerat e sigurisë dhe hetimeve paraprake, konflikti nis kur Agron Mehmeti godet fillimisht me grushte 32-vjeçarin.
Më pas në përleshje përfshihet edhe djali i tij, 18-vjeçari Arvin Fregjaj, i cili dyshohet se nxjerr një thikë nga borseti dhe godet disa herë Vildan Kepëcën, duke e lënë të plagosur.
Pas ngjarjes, Policia ka arrestuar Agron Mehmetin dhe Arvin Fregjajn. Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.
Në vijim të ngjarjes, uniformat blu kanë arrestuar edhe vëllanë e të plagosurit, pasi dyshohet se tentoi të hakmerrej me armë zjarri, konkretisht me një pistoletë, për plagosjen e vëllait të tij.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






