Transmetuar më 17-07-2026, 07:29

Vendi do të mbetet këtë të premte nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta deri mesatare kalimtare pritet të shfaqen përgjatë zonave malore në veri dhe lindje të vendit. Nga mesdita deri në orët e pasdites, në veri dhe verilindje parashikohen reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në bregdetin jugor herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit