

Në ditën e 47-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët u mblodhën sërish para Kryeministrisë, ku shkruan në shesh një mesazh gjigant me mbishkrimin: “Rama-Balluku, SPAK YOU!”.
Mesazhi i drejtohet klasës politike dhe lidhet me kërkesën e protestuesve që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të hetojë zyrtarët e lartë të qeverisë për çështje që ata pretendojnë se lidhen me korrupsionin.
Gjatë tubimit, protestuesit shprehën mbështetje për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar që hetimet të përfshijnë çdo zyrtar të dyshuar për shkelje të ligjit, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
Pas protestës para Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshuan drejt zonës së Ish-Bllokut, ku kërkuan largimin e kryeministrit. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Shqipëria e Re”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Protesta u zhvillua pa incidente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






