Transmetuar më 16-07-2026, 20:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit, ku një 7-vjeçare, e cila mbeti e plagosur rëndë në një aksident rrugor pak ditë më parë, ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte e mitura humbi kontrollin gjatë lëvizjes në unazën e Fierit dhe më pas u përplas me murin e një banese.

Si pasojë e përplasjes, 7-vjeçarja pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për t’i shpëtuar jetën, e mitura nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e spitalit.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim te familjarët dhe komuniteti i qytetit të Fierit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit