Transmetuar më 16-07-2026, 19:50

Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, protestues të shumtë kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion selinë e Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje politike, mes tyre “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama SPAK you”.

Marshimi vjen pas fjalimeve të mbajtura nga disa qytetarë, ish-minatorë dhe emigrantë, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar ndryshime politike.

Protesta vijon në qendër të Tiranës, ndërsa pritet reagimi i institucioneve dhe zhvillime të mëtejshme nga tubimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit