Transmetuar më 16-07-2026, 20:10

Dëshmitarë kanë raportuar shpërthime të fuqishme në qendër të Dubait, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi shkakun e shpërthimeve apo origjinën e tyre. Gjithashtu, nuk janë bërë të ditura të dhëna nëse incidenti ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Zyra e Medias në Dubai tha se do të merren masat e nevojshme kundër institucioneve mediatike që publikojnë lajme ose informacione të rreme në lidhje me Dubain.

Kjo vjen pasi ajo mohoi pretendimet e bëra nga raporti i Reuters se shpërthime u dëgjuan në qendër të Dubait.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit