

I riu humbi kontrollin e automjetit në zonën e Menglit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga korsia dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit, Klement Balla, 19 vjeç, banues në fshatin Griqan, ka humbur jetën. Automjeti është dëmtuar rëndë nga impakti.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet e para procedurale dhe nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






