

Ish-banorja e “Big Brother VIP” ngriti pyetje mbi rënien e martesave dhe lindjeve, duke ftuar ndjekësit të ndajnë mendimet e tyre për arsyet që po ndikojnë te të rinjtë.
Françeska Murati ka hapur një debat në rrjetet sociale lidhur me një fenomen që po diskutohet gjithnjë e më shpesh: rënien e numrit të martesave dhe lindjeve.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo u shpreh me humor se gjatë kësaj vere nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë fakt me raportimet për uljen e lindjeve në vend.
“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%”, shkroi Murati.
Më tej, ish-banorja e “Big Brother VIP” u kërkoi ndjekësve të saj të japin mendimin mbi faktorët që, sipas tyre, po ndikojnë në vendimin e të rinjve për të shtyrë martesën apo krijimin e familjes.
“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?”, pyeti ajo.
Postimi i Françeska Muratit ka nxitur komente dhe diskutime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë ndarë këndvështrimet e tyre mbi ndryshimet sociale, ekonomike dhe personale që ndikojnë në vendimet për martesë dhe krijimin e familjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






