

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke mos pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Me këtë vendim, mbetet në fuqi masa e sigurisë “pezullim nga detyra”, e cila ishte vendosur më herët ndaj Ballukut.
Po ashtu, në fuqi vijon të mbetet edhe masa ndaluese që i ndalon asaj daljen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon masat e sigurisë të vendosura ndaj ish-zëvendëskryeministres, ndërsa procedurat ligjore ndaj saj vijojnë sipas parashikimeve të drejtësisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






