Transmetuar më 16-07-2026, 15:41

Me 78 vota pro, deputetët miratuan shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

Kuvendi ka vendosur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore deri më 30 nëntor 2026.

Vendimi u mor pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të drejtuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ku u shqyrtua kërkesa për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

Pas diskutimeve, çështja iu kalua për votim seancës plenare, ku u miratua me 78 vota pro zgjatja e mandatit të komisionit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka në fokus përgatitjen e ndryshimeve dhe propozimeve që lidhen me reformimin e kuadrit zgjedhor, në funksion të përmirësimit të proceseve elektorale.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u vendos gjithashtu që më 20 korrik 2026 të zhvillohet një seancë plenare e dedikuar për raportimin e institucioneve kushtetuese.

Po ashtu, në një nga seancat e mbetura të këtij sesioni parlamentar do të përfshihet edhe raportimi mbi veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit