Transmetuar më 16-07-2026, 13:26

Ish-banorja e **"Big Brother VIP Albania 5"**, Greta Kazazi, ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin **"Top Arena"**, ku u përball me pyetjet e gazetares Brikena Selmani.

Një nga momentet më pikante të intervistës ishte kur Brikena e pyeti me humor pse nuk e kishte ftuar në "dasmë", duke iu referuar festës së madhe që Greta organizoi me rastin e 25-vjetorit të lindjes.

Greta sqaroi se nuk bëhej fjalë për një dasmë, por për festën e ditëlindjes, duke shtuar se Brikena kishte qenë e ftuar, ashtu si të gjithë të afërmit dhe miqtë.

Më tej, e pyetur se çfarë dhurate kishte marrë nga prindërit e partnerit të saj, Ono, Greta preferoi të mos jepte detaje, duke e cilësuar këtë pjesë si private.

“Kam bërë një ditëlindje të madhe, por këto gjëra nuk tregohen të gjitha, janë pak sekrete”, u shpreh ajo me buzëqeshje.

Ish-banorja e BBVA 5 tha se festa kishte një domethënie të veçantë për të, pasi dëshironte ta shënonte në mënyrë të veçantë 25-vjetorin dhe të falënderonte të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë.

“Doja të falënderoja të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë meje gjatë kësaj kohe, kolegë, familjarë. E kisha vërtet qejf ta kurorëzoja kështu 25-vjetorin. Plus, gjyshet e mia janë në moshë dhe normalisht kishin qejf të shikonin një gëzim te mbesa e tyre, sepse jetës nuk i dihet”, tha Greta Kazazi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit