

Shqipëria do të mbetet edhe sot nën ndikimin e valës së të nxehtit, me temperatura të larta dhe mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, termometri pritet të arrijë deri në 39°C në disa qytete të vendit.
Gjatë ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa në zonat malore të veriut dhe verilindjes pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, të cilat mund të shoqërohen me reshje të izoluara shiu.
Temperaturat më të larta, deri në 39°C, parashikohen në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër. Në Elbasan dhe Sarandë maksimalet do të arrijnë në 38°C, ndërsa në Fier dhe Vlorë deri në 37°C. Korça dhe Bulqiza do të regjistrojnë temperaturat më të ulëta maksimale, rreth 34°C.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–perëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë, ndërsa përgjatë bregdetit jugor pritet të forcohet herë pas here deri në 14 metra për sekondë.
Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






